ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
22 4- Vahdanij-jet: Është një, All-llâhu Teâlâ nuk ka ortak në qënien dhe në cilësitë e tij. 5- Muhalafetun lil havadith: Nuk ngjan me asnjë krijesë. All-llâhu Teâlâ është i ndryshëm nga çdo gjë që të shkon në mendje. 6- Kijam bi nefsihi: All-llâhu Teâlâ nuk ka nevojë për asgjë për ekzistencën e tij. SIFATI THUBUTIJE Sifati Thubutije të Allahut Teala janë gjashtë 1- Hajat: Jeta; All-llâhu Teâlâ është i gjallë dhe ringjall kri- jesat. 2- Ilim: Dituria; All-llâhu Teâlâ di çdo gjë madje edhe që- llimet e fshehura në zemrat e njerëzve. 3- Semi: Dëgjimi; All-llâhu Teâlâ dëgjon çdo gjë. 4- Basar: Shikimi; All-llâhu Teâlâ sheh çdo gjë. All-llâhu Teâlâ në errësirën e natës sheh edhe milingonën e zezë e cila ecën mbi gurin e zi dhe dëgjon edhe zhurmën e këmbëve të saj. 5- Iradet: Vullnet; Çfarëdo që të dëshirojë All-llâhu Teâlâ, ndodh ashtu siç dëshiron ai. 6- Kudret: I plotfuqishëm. All-llâhu Teâlâ është i plotfuqi- shëm për çdo gjë. 7- Kelam: Të folurit; All-llâhu Teâlâ flet pa patur nevojën e germave dhe të zërit. Kurani Kerim është fjala eAll-llâhut Teâlâ. 8- Tekvin: Krijimi i diçkaje nga hiçi. All-llâhu Teâlâ është krijuesi i të gjitha krijesave.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=