ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

228 Pyetje: Cila është feja jote? Përgjigje: Feja ime është Islami. Pyetje: Cili është libri yt? Përgjigje: Libri im është Kur’ani Kerim. Pyetje: Cila është Kibla jote? Përgjigje: Kibla ime është Qabja e madhërueshme. Pyetje: Pasardhësi i kujt je? Përgjigje: Jam pasardhësi i Ademit (a.s). Pyetje: Nga cili popull je? Përgjigje: Jam nga populli i Ibrahimit (a.s). Pyetje: Nga cili ummet je? Përgjigje: Jam nga ummeti i Muhammedit (s.a.v). Pyetje: Ku ka lindur Pejgamberi (s.a.v) dhe ku ndodhet tani? Përgjigje: Ka lindur në Mekke dhe në moshën 50 vjeçare ka emigruar në Medine ku gjendet edhe tani i varrosur në “Ravza-i Mutahhara”. Pyetje: Sa emra ka Pejgamberi (s.a.v)? Përgjigje: Emra të bukur ka plot por këta katër emra duhet ti dimë: Muhammed, Mustafa, Ahmed dhe Mahmud. Pyetje: Cili është emri më i përdorur i Pejgamberit? Përgjigje: Muhammed Mustafa (s.a.v) Pyetje: Cili është emri i babait të Pejgamberit (s.a.v)? Përgjigje: Abdull-llah.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=