ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

227 Pyetje: Robi i kujt je? Përgjigje: Unë jam rob i All-llâhut Teâlâ. Pyetje: Çfarë u thua atyre që të pyesin sa zota ka? Përgjigje: U them All-llâhu është një. Pyetje: Çfarë është argumenti që All-llâhu Teâlâ është një? Përgjigje: Argument është ajeti (vërseti) i parë i sures Ihlas. Pyetje: Cili është kuptimi i tij? Përgjigje: Thuaj Zoti është një. Pyetje: Cili është argumenti llogjikor seAll-llâhu është një? Përgjigje: Ekzistimi i kësaj bote dhe vazhdimi i saj me rregu- llësi të plotë. Pyetje: A është i lejuar mendimi mbi All-llâhun? Përgjigje: Nuk është i lejuar. Sepse mendja nuk arrin që ta men- dojë All-llâhun Teâlâ por lejohet të mendohen cilësitë e Tij. Pyetje: Çfarë është imani je’is? Përgjigje: Imani je’is është besimi në momentin e vdekjes si Faraoni. Pyetje: A është i vlefshëm ky besim? Përgjigje: Nuk është i vlefshëm. Pyetje: Çfarë është pendimi je’is? Përgjigje: Pendimi je’is është pendimi që bëhet në momentin e vdekjes. Pyetje: A është i vlefshëm Ky pendim? Përgjigje: Po është i vlefshëm.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=