ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
226 DISA PYETJE FETARE PËR FËMIJËT MYSLIMAN Pyetje: A je Mysliman? Përgjigje: Po jam Mysliman Elhamdulil-lah. Pyetje: Çfarë kuptimi ka të thuash jam Mysliman? Përgjigje: Të dish se All-llâhu Teâlâ është një, vërtetimi i Kur’ani dhe vërtetimi i Pejgamberit (s.a.v). Pyetje: Nga cili moment je Mysliman? Përgjigje: JamMysliman që në momentin kur kemi thëne “Bela” Pyetje: Çfarë është Bela? Përgjigje: Bela është koha kur All-llâhu Teâlâ krijoi shpirtrat dhe i pyeti “Elestu bi rabbikum” a nuk jam Unë Zoti juaj? Të gjithë shpirtrat u përgjigjën “Bela” po ti je zoti ynë. Kjo kohë quhet “Bela”. Pyetje: Kush është Zoti yt? Përgjigje: Zoti im është All-llâhu Teâlâ. Pyetje: Kush të ka krijuar? Përgjigje: Më ka krijuar All-llâhu Teâlâ.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=