ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
202 DETYRAT E MYSLIMANËVE NË SHOQËRI 1- RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË FQINJIT Pas familjes dhe kushërinjve njerëzit më të afërt janë fqinjët. Të drejtat e fqinjit duhet ti kemi kujdes në një mënyrë të prerë. Na duhet që ato të mos i shqetësojmë me fjalë, lëvizje dhe me veprime të këqija. Sepse Pejgamberi (s.a.v) thotë: Xhebraili (a.s) aq shumë më ka këshilluar për respektimin e fqinjëve sa që kujtova se trashëgimin e pasurisë do ia lë atyre. 2- RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË MYSAFIRIT Thuhet: Kush beson All-llâhun Teâlâ dhe ditën e gjyki- mit le të respektojë mysafirin. Veçanërisht duhet të dimë se në shtëpinë ku shkon mysafiri nuk bëhet shkak për rënie në gjëndje të vështirë, por bëhet shkak për shtimin e begative. Sepse në atë shtëpi që shkon mysafiri, shkon me dhjetë të mira, njërën nga këto e merr vetë dhe të tjerat i lë në shtëpinë ku është mysafir. Për ata Myslimanë që i kanë mundësitë dhe kanë shtëpi të përshtatshme për nderimin e mysafirit, nderimi i tyre është një detyrë e rëndësishme. 3- DISA DETYRA TË TJERA 1- Respektimi i të drejtave të tjerëve dhe mos dëmtimi i pasurisë së tyre. 2- Ndihmimi dhe mos bërja inat ndaj tjerëve. 3- Mos tallja me të tjerët. 4- Mos nxjerrja e turpeve të tjerëve në pah.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=