ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

201 XHIHADI Xhihadi është përpjekja për të hapur fenë Islame vetëm për hir të All-llâhut Teâlâ. Myslimanët siç janë të obliguar për detyrat fetare ditore ashtu janë të detyruar edhe për xhihad. Për çdo Mysliman është detyrë e domosdoshme të përpiqet me të gjitha forcat qoftë pasuri apo dituri në mënyrë që të ndalojë ose të zhdukë shpifjet, gjërat e pamoralshme, gjërat që e shkatërrojnë edukatën dhe çdo gjë e cila është kundra Islamit. Xhihadi bëhet për përhapjen e fjalës së All-llâhut Teâlâ “i’lâi kelimetull-llâh” . Pra ky xhihad bëhet për të hapur dritën e kelimei teuhidit për të mbrojtur ata të cilët janë nderuar me dritën e kësaj fjale dhe për të ndriçuar edhe ata të cilët nuk janë të nderuar me dritën e kësaj fjale. Xhihadi do të ekzistojë deri në ditën e gjykimit për arsye se në çdo vend ka debatime, kundërshtime dhe luftime ndaj fesë Islame. Myslimani është i detyruar që të përpjiqet për dhënien e të drejtës atij të cilit i takon dhe është i detyruar që të ndihmojë atë te cilit i është bërë padrejtësi. Kjo mënyrë e xhihadit quhet xhihad i dukshëm. Përveç ketij xhihadi ka edhe një xhihad që quhet xhihad i pa dukshëm ky xhihad bëhet brenda trupit të njeriut me nefsin i cili është xhihadi më i vështirë dhe më i madh. Kuptimet e disa haditheve që tregojnë rëndësinë e xhihadit në rrugën e All-llâhut Teâlâ: Nëse një njeri vdes pa bërë asnjë herë xhihad dhe nëse vdes pa e shprehur dëshirën për xhihad ky person rrezikohet të vdesë hipokrit. Xhihadi është obligim për Myslimanin dhe Myslimanen. Ai person që largohet nga xhihadi të mos i thojë vetes Mysliman.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=