ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
200 dy shpirtrat luftojnë me njëri-tjetrin herë pas here për arsye se cilësitë i kanë të kundërta. Detyra e vërtetë e shpirtit kafshë është emmaretun bis-su’ urdhërim për të keq dhe këtij i japim emrin nefis (uni). Ky nefis është i krijuar nga cilësia “i ashpër” i cili kënaqet dhe forcohet vetëm me kundërshtimin e urdhërave tëAll-llâhut Teâlâ. Ndërsa detyra e vërtetë e shpirtit të lartësuar është mirësia. Këtij i japim emrin insan (njeri). Njeriu kur të arrijë ta zotëroje plotësisht këtë cilësi bëhet insani kamil (njeri i nderuar). Kjo cilësi është krijuar nga cilësia “i bukur” e cila kënaqet dhe forcohet vetëm me veprimin e urdhërave të All- llâhut Teâlâ dhe nuk dëshiron të ndahet qoftë edhe një moment nga All-llâhu Teâlâ. nga kjo arsye këto dy cilësi luftojnë me njëra-tjetrën. Psh: në një trup nëse shpirti i lartësuar nuk arrijnë ta mundi shpirtin kafshë këtë trup e zotëron shpirti kafshë dhe ky trup ngel gjithmonë në cilësinë emmare. Kjo cilësi herë pas here e mund cilësinë “i bukur” dhe ky njeri bëhet si kafshë. Ndoshta ky njeri mund të zbresë edhe me poshtë se kafsha. Ku jeta e kësaj bote dhe e botës tjetër i shkatërrohet. Por nëse shpirti i lartësuar nuk e lejon shpirtin kafshë të bëj ç’të dojë, pra lufton kundra veprimeve të tij atëherë shpirti i lartësuar shpirtin kafshë e lidh pas vetes. Pas kësaj shpirti i lartësuar shpirtin kafshë e bën që të bindet dhe të respektojë urdhërat e All-llâhut Teâlâ. Këto persona shpresohet që të shpëtohen, por përsëri mund të bien në dredhirat e nefsit sepse dredhirat e tij janë të shumta.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=