ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
199 “All-llâhumme magfirratuke evseu min dhunûbî ve rrahme- tuke errxhâ indî min amelî.” Shkaku më i madh për bërjen e gjynaheve është “nefsi em- mare” i cili e shtyn njeriun në çdo gjynah. Pejgamberi (s.a.v) për nefsin ka thënë: “Armiku më i madh i yti është nefsi (uni) që e ke ndërmjet dy vetullave.” Tani le të mësojmë se ç’është dhe kush është nefsi emmare nga libri “Miftahul kulub” i auto- rit Mehmed Shemsettin Nuri. NEFSI EMMARE Tek njeriu ka dy lloje shpirtrash: njëri është ruhi hajvani (shpirti kafshë) të cilin All-llâhu Teâlâ e ka krijuar nga cilësia xhelal që vjen me kuptimin i ashpër. Dhe tjetri është ruhi sul- tani (shpirti i lartësuar) të cilin All-llâhu Teâlâ e ka krijuar nga cilësia xhemal që vjen me kuptimin i bukur. Në botën e trupit këto dy udhëheqës kanë nga një përfa- qësues dhe udhëzues. Ruhi hajvani për përfaqësues ka akli meash’in dhe për udhëzues ka shejtanin. Ndërsa ruhi sultani për përfaqësues ka akli mead’in dhe për udhëzues ka shejhul Islamin (engjëllin). Trupi me këto dy udhëheqës e mban veten në drejtim. Dëshira e shpirtit të kafshës është të ngrënit, të pirit, të veshurit etj… Pra ky shpirt mundohet të mbahet me çfarë të gjejë në mënyrë që të mundi shpirtin e lartësuar. Dëshira e shpirtit të lartësuar është përmendja, mendimi, respektimi i urdhërave të All-llâhut dhe largimi nga gjynahet. Shpirti i lartësuar duke vepruar këto forcohet dhe e mund shpirtin kafshë. Siç u shpjegua më lart këto dy shpirtrat e komandojnë trupin. Këto
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=