ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
197 natën për të falur namaz dhe pas namazit duke bërë lutje për faljen e gjynaheve. Gjithashtu duhet të bëhet istigfar edhe para namazit të sabahut se All-llâhu Teâlâ e pastron nga gjynahet atë që bën istigfar në këtë kohë. HUMBJA E SHPRESËS NUK ËSHTË E DREJTE Siguria se i ke shpëtuar dënimit dhe humbja e shpresës ndaj All-llâhut që të dyja janë kufër. Pra të thuash unë kam bërë mjaft të mira tashmë jam banor i xhennetit duke i dhënë vetes besim që All-llâhu Teâlâ nuk do e dënoje. Ose të thuash tani e tutje për mua nuk ka shpëtim sepse kam bërë shumë gjynahe duke humbur shpresën ndaj All-llâhut Teâlâ, është kufër. Pejgamberi (s.a.v) thotë: Besimtari është ndërmjet frikës dhe shpresës. Besimtari duhet të shpresojë gjithmonë në mëshirën e All-llâhut Teâlâ dhe duhet të friksohet nga gjynahet që vepron. Nëse thuhet që “Në xhennet do të hyjë një person” a thua ai person jam unë dhe nëse thuhet që “në xhehennem do të hyjë një person” a thua ai person jam unë duke thënë njeriu, shpreh besimin e tij të vërtetë. All-llâhu Teâlâ në një hadith Kudsi thotë: Robi im nëse më afrohet Mua një pëllëmbë Unë i afrohem një hap, nëse robi im vjen për tek Unë duke ecur Unë i shkoj atij duke vrapuar. All-llâhu Teâlâ në këtë hadith neve na tregon se sa shpejt ia fal gjynahet atij pesoni që kërkon falje ndaj All-llâhut Teâlâ. KUSHTET PËR PRANIMIN E TEVBES 1- Njeriu duhet të dijë dëmin e gjynahut, sepse gjynahu e shkatërron njeriun si në këtë botë edhe në botën tjetër.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=