ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

196 10- Marrja ose dhënia e kamatës. 11- Vjedhja. 12- Pirja e alkoolit. Numri i gjynaheve të mëdha të shënuara këtu është 12, por sipas muxhtehidëve cilido gjynah i cili është i ngjashëm me këto quhet gjynah i madh. Veçanërisht nëse një gjynah i vogël përsëritet shpesh edhe ai cilësohet si gjynah i madh. ILAÇI I SHPËTIMIT NGA SËMUNDJA E GJYNAHIT (Tevbe istigfari) Ashtu si i pastron uji dhe sapuni papastërtitë materiale ashtu edhe tevbeja (pendimi) e cila behet në mënyrë të sinqertë duke derdhur lot dhe duke pasur frikë nga dënimi i All-llâhut Teâlâ, e pastron zemrën nga papastërtitë shpirtërore të cilat e kanë nxirë atë. Njeriu kur lind, lind i pastër nga gjynahet dhe plotësisht i këndshëm. Pejgamberi (s.a.v) na tregon se zemra e njeriut ësh- të krijuar e bardhë si pasqyra. Njeriu nëse e mbush këtë zemër me dyshim, vesvese, shpifje, shkatërrim, hakmarrje, smirë dhe gjëra të tjera të këqia, sëmuret me një sëmundje të frikshme. All-llâhu Teâlâ na ruajtë se vendi ku do të shkojë një njeri i cili është sëmurur nga kjo sëmundje është xhehennemi. Mënyra e shpëtimit nga kjo sëmundje është pendimi i sinqertë dhe largi- mi nga mendimet e këqija gjithashtu edhe nga smira, inati etj... Një njeri nëse do të pastrohet nga gjynahet duhet ta vazhdo- jë pa ndërprerje pendimin e sinqertë. Në veçanti duke u ngritur

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=