ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

195 jetë i mbrojtur nga veset e këqija, mund ti thyesh këto kocka. Që të dy këto veprime janë konsideruar të pëlqyeshme. Ai që ther kurban Akika, mund të hajë vetë nga mishi i tij, mund të ushqejë të tjerët, mund të shpërndajë një pjesë të mishit ose komplet atë. ÇFARË ËSHTË GJYNAHU DHE GJYNAHET KRYESORE Gjynah quhet veprimi i çdo gjëje që e ka ndaluar All-llâhu Teâlâ. GJYNAHET JANË DY LLOJESH: 1- Gjynahet e medha 2- Gjynahet e vogla, GJYNAHET E MEDHA: 1- Bërja shok e All-llâhut Teâlâ. 2- Vrasja e njeriut. 3- Shpifja ndaj njeriut të ndershëm. 4- Bërja zina (marrëdhënie seksuale joligjore). 5- Dezertimi nga lufta (në rrugë të All-llâhut). 6- Bërja e magjisë ose nxitja e një tjetri që të bëjë magji. 7- Ngrënia e pasurisë së jetimit. 8- Kundërshtimi i prindërve për kërkesat e tyre të lejuara nga ana fetare. 9- Të bësh gjynahe në Qabe.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=