ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
194 – “O All-llâh! Ky trupi im ka bërë aq shumë gjynahe, ga- bime dhe i ka kundërshtuar aq shumë urdhërat e tua sa që për tu falur tërë këto gjynahe duhet të bëj kurban trupin tim. Por ti e ke ndaluar këtë gjë me anë të sheriatit prandaj pranoje të bëj kurban këtë kafshë në vend të trupit tim. O Zoti im pranoje këtë kurban. Bismil-lâhi All-llâhu ekberr.” Gjëja më e mirë është që personi ta theri vetë kurbanin e tij. Nëse nuk mund ta theri vetë atëherë mund të lejojë një Mys- liman tjetër ta bëjë këtë gjë në vend të tij dhe vetë të qëndrojë aty pranë. Mishi i kurbanit ndahet në tre pjesë: Personi që ka bërë kur- ban një pjesë e mban për familjen e tij një pjesë ia jep një miku ose shoku të tij dhe një pjesë tjetër një të varfëri. KURBANI AKIKA Kurbani që theret për të falenderuar All-llâhun Teâlâ për lindjen e një fëmije quhet “Kurban Akika”. Të therësh Kurban Akika është e pëlqyeshme. Ky kurban mund të theret në çdo kohë duke filluar që nga dita e lindjes, por nëse theret në ditën e shtatë ka më shumë vlerë. Në ditën e shtatë fëmijës i priten flokët, jepet sadaka aq flori ose argjend sa pesha e flokëve dhe theret kurbani. Edhe për vajzat edhe për djemtë theret nga një kurban. Ka edhe nga ata që janë të mendimit se për djalin mund të theren dy kurbanë. Çdo kafshë që është e përshtatshme për tu bërë kurban është e përshtatshme edhe për akika. Si mënyrë lutjeje për mirësinë dhe shëndetin e fëmijës kockat e kurbanit mund të mos i thyesh por ti shqyesh nga vëndet e lëvizshme. Por nëse dëshiron që fëmija të bëhet modest dhe të
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=