ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

193 KURBANI Kurban është therja e një kafshe që lejohet për kurban, në ditën e Kurban bajramit me qëllim për afrim tek All-llâhu Teâlâ. Kurbani është vaxhib për ata te cilët kanë vaxhib edhe sadakanë e fitrit. Pra është vaxhib për çdo Mysliman që është vendas dhe është zotërues i një pasurie. Kurbani theret në vend të personit që është zotërues i tij. Kurbani që theret me një qëllim të pastër vetëm për hir të All-llâhut Teâlâ në momentin kur derdhet gjaku bashkë me atë gjak është thënë se i falen të gjitha gjynahet e zotëruesit të kurbanit. KOHA, MËNYRA E THERJES DHE NIJETI I KURBANIT Koha e therjes së kurbanit është dita e parë, e dytë dhe e tretë e bajramit. Duhet patur parasysh llogaritja e ditëve në mënyrë që të mos bëhet ndonjë gabim dhe po të jetë mundësia nuk është mirë të lihet therja e kurbanit për në ditën e tretë të Kurban bajramit, sepse dihet se koha më e mirë për therjen e kurbanit është dita e parë. MËNYRA E THERJES SE KURBANIT 1- Kafsha që do të theret, shtrihet nga Kibla pa e dëmtuar. 2- Duaja i këndohet kur kafsha është në këmbë, 3- Merret tekbir tre herë duke thënë: “All-llâhu ekberr, All- llâhu ekberr. Lâ ilâhe il-lall-llâhu vall-llâhu ekberr. All-llâhu ekberr ve lil-lâhil hamd.” Dhe në fund bëhet nijeti kështu:

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=