ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
188 Nisabi: Për tu bëre farz zekati duhet të plotësojë sasinë të cilën e ka vendosur feja Islame. Kjo sasi është 20 mithkal (82 gr) flori ose pasuri, që të kenë të njëjtën vlerë me floririn e cila mund të jetë mall (material tregtie) ose lek. Tek paratë jepet zekat një e dyzeta e parave. Tek bagëtitë ndryshon sipas llojit të bagëtisë. Tek delet 1 në 40; Tek devetë 1 deve në pesë deve; tek bagëtitë e trasha 1 në 30’të. Edhe mineralet janë brenda zekatit, pra edhe për minera- let jepet zekat. USHUR Ushuri është tatimi i prodhimeve bujqësore dhe është sa 1 e 10'a e prodhimit. Nëse toka ujitet me pagesë atëherë jepet 1 e 20'a e prodhimit. Prodhimet bujqësore në përgjithësi janë këto: Gruri, elbi, orizi, tërshana, jonxha, shalqiri, speci, kastra- veci, patëllxhani, domatja, pjepri, fasulja, ulliri, qepa, hudhra, kallami i sheqerit, panxhari i sheqerit etj. Myslimanët të cilët merren me bujqësi nëse dëshirojnë që të ushqehen nga hallalli duhet patjetër ta japin ushur. SHPËRNDARJA E ZEKATIT Me shpërndarje të zekatit nënkuptojmë se kujt duhet ti jepet zekati. Vendet ku duhet të jepet zekati janë 8 dhe janë sqaruar në ajetin 60 të sures “Tevbe”.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=