ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
186 Kushtet e itikafit: Personi që do të futet në itikaf duhet të ketë bërë nijet, të jetë Mysliman, i aftë mendërisht e të mos jetë xhunup, me të përmuajshme ose lehonë. Itikafi duhet bërë në një mesxhid ose në një vend që konsiderohet si mesxhid. Gjatë itikafit që është vaxhib, duhet të jesh agjërueshëm. Për gratë mesxhid quhet vendi ku zakonisht falin namazin në shtëpinë e tyre. Në rast se personi që është në itikaf del nga mesxhidi pa qenë i detyruar ose bën marrëdhënie me gruan, i prishet itikafi. Nëse personi në itikaf del jashtë mesxhidit për një nevojë të fesë ose trupore, itikafi nuk prishet. Psh. nëse shkon në xhaminë më të afërt për të falur xhumanë. SADAKAJA E FITRIT Sadakaja Fitrit është lëmosha që është vaxhib për tu dhënë në muajin e Ramazanit. Kjo është vaxhib për çdo zotërues të nisabit (një pjesë pasurie). Kushtet që kjo sadaka të bëhet vaxhib janë këto: të jesh Mysliman, të jesh i lirë dhe të jesh i pasur të paktën sa të plo- tësosh nevojat e tua. Pasuria nuk është kusht që të kalojë një vit si tek kushtet e dhënies së zekatit. Sadakaja e fitrit mund të jepet edhe në vendet ku jepet zekati. Koha e cila kjo sadaka është vaxhib, është koha nga zbardhja e ditës së bajramit deri në kohën e daljes nga xhamia, pra deri pas namazit të bajramit. Sadakaja lejohet të jepet edhe para kësaj kohe.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=