ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

183 9- Hedhja e ndonjë lëngu në vesh. 10- Ngrënia e iftarit para se të futet koha duke kujtuar se ka perënduar dielli. 11- Përcjellja e të vjellurit pa e nxjerre nga goja. 12- Përcjellja e pështymës së bashkëshortes, shokut ose di- kujt tjetër. 13- Përcjellja e pështymës tënde pasi ka dalë nga goja. 14- Përcjellja e gjakut që ka dal nga dhëmbi, kur është i barabartë ose në sasi më të madhe se sasia e pështymës. 15- Djegia e ndonjë bime dhe nuhatja e tymit të saj. GJËRAT TË CILAT E PRISHIN AGJERIMIN DHE DUHET TË BËSH KEFARET 1- Ngrënia dhe pirja me dashje, 2- Bërja e mardhënieve seksuale, 3- Pirja e duhanit me dashje, 4- Prishja e agjërimit me dashje pasi bën thashetheme, duke kujtuar se është prishur agjërimi, 5- Kalimi i pështymës së bashkëshortes ose të një personi që e do me dashje. Personi që vepron njërën nga këto të cilat i përmendëm më lart, duhet të agjëroj ditën që ka prishur plus edhe 2 muaj të tjerë pa ndërprerje. GJËRAT QË JANË MEKRUH PËR AGJERUESIN 1- Shijimi i diçkaje pa qenë i detyruar, 2- Përtypja e diçkaje pa qenë i detyruar,

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=