ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
182 AGJËRIMI NË VEÇANTI ËSHTË DY LLOJËSH 1- Agjërimet që duhet të ngrihesh e të bësh nijetin natën: Agjërimi i ditëve që kanë ngelur nga muaji i Rama- zanit, agjërimi i prishjes së nafiles, agjërimi i kefaretit dhe agjërimi nafileve që nuk e kanë kohën e caktuar. 2- Agjërimet që nuk është kusht të ngrihesh e të bësh nije- tin natën: Agjërimi i muajit të Ramazanit, agjërimi i premtimit dhe agjërimi i nafileve të cilat e kanë kohën e caktuar. Nijetin siç mund ta bësh natën mund ta bësh edhe ditën deri para drekës. Në agjërimin e Ramazanit nijeti le të bëhet për të gjithë Ramaza- nin ose për nafile, ky agjërim është agjërimi i Ramazanit. GJËRAT QË E PRISHIN AGJERIMIN DHE ËSHTË E NEVOJSHME TË AGJEROSH KAZA 1- Kalimi i ndonjë diçkaje në fyt në momentin kur të kujto- het se agjëron. 2- Kalimi në fyt i ujit që fut në gojë ose në hundë. 3- Të prishësh agjërimin ndërkohë që nuk ke bërë nijet për agjërimin e Ramazanit. 4- Ngrënia e diçkaje pa vetëdije dhe pas saj duke mos iu prishur agjërimi të ngrënurit me dashje. 5- Përcjellja e ujit të borës ose të shiut që hyn në gojë. 6- Bërja e gjilpërës (shiringës). 7- Thithja e ilaçit me hundë. 8- Ngrënia e syfyrit duke kujtuar se nuk ka mbaruar koha akoma.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=