ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

181 LLOJET E AGJERIMIT Agjërimi është 6 llojesh: 1- Farz, 2- Vaxhib, 3- Synnet, 4- Mendub, 5- Nafile, 6- Mekruh. Agjërimi farz: është agjërimi i muajit të Ramazanit në ko- hën e vet ose kaza dhe agjërimi i kefaretit. Agjërimi vaxhib: është agjërimi i nafiles që e ke prishur dhe agjërimi i premtimit. Agjërimi synnet: është agjërimi i ditës së 9’të të muajit Muharrem bashkë me ditën e dhjetë e cila është dita e Hashures. Agjërimi mendub: është agjërimi i tre ditëve në çdo muaj të cilat quhen “ej-jâmi bîz”. Në muajt arab këto ditë përkojnë me datat 13,14 dhe 15. Agjërimi nafile: janë të gjithë agjërimet që nuk i përmen- dëm më lart përveç agjërimit mekruh që do ta përmendim më poshtë. Agjërimi mekruh: është agjërimi vetëm i ditës së Hashures pa e shoqëruar me ditën e 9’të ose të 11’të. Agjërimi i ditës së parë të bajramit të madh, ditës së parë, të dytë dhe të tretë të Kurban bajramit është mekruh, afër haramit (tahrimen mekruh).

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=