ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
178 ❖ 14 herë Fatihaja, ❖ 14 herë Ajetul kursi, ❖ 14 herë Lekad xhâekum, ❖ 1 herë sureja Jasin, ❖ 14 herë sureja Ihlas, ❖ 14 herë sureja Felak, ❖ 14 herë sureja Nas, ❖ 14 herë “Subhânall-llâhi vel hamdulil-lâhi ve lâ ilâhe il-lall-llâhu vall- llâhu ekberr. Ve lâ havle ve lâ kuvvete il-lâ bil-lâhil alij-jil adhîm”. ❖ 14 herë Salati munxhije dhe pastaj bëhet dua. NATA E KADRIT Nata e Kadrit është në muajin e Ramazanit. Në natën e Kadrit falen 4 rekatë namaz, në çdo 2 rekat jepet selam. Në rekatin e parë këndohet Fatihaja dhe 3 herë sureja Kadr (Inna enzelnahu). Në rekatin e dytë këndohet Fatihaja dhe 3 herë sureja Ihlas, Rekati i tretë dhe i katërt falet njësoj si rekati i parë dhe i dytë. Nijeti për këtë namaz bëhet kështu: O Zoti im për hir të kësaj nate, për hir të Pejgamberit (s.a.v), dhe për hir të mëshirës tënde ma prano pendimin tim. Për hir të kësaj nate më fut mua ne atë grup të cilin e ke ndriçuar me nurin dhe mëshirën tënde.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=