ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
174 IBADETET QË BËHEN NË NETËT E MIRA NATA E MEVLUDIT Nata e mevludit është nata që ka lindur Pejgamberi (s.a.v) e cila është nata 12 Rebiulevvel dmth, nata që lidh ditën e 11’të me ditën e 12’të. Në këtë natë falet namazi i tesbihut. Nijeti për faljen e këtij namazi bëhet kështu: O Zoti im për hir të Pejgamberit (s.a.v) me të cilin nderove dhe ndriçove të gjithë botën në këtë natë dhe i cili është drejtues i kohës sonë. Mi fal mua gjynahet që kam bërë dhe bëj sepse unë jam një rob i dobët ndaj Teje. NATA E REGAIBIT Nata Regaibit është nata e xhumasë se parë të muajit Rexheb i cili është muaji i parë nga tre muajt e madhërueshëm. Në këtë natë ndërmjet namazit të akshamit dhe namazit të jacisë falet “namazi i haxhetit” i cili është 12 rekatë. Në çdo 2 rekatë jepet selam. Nijeti bëhet kështu: O Zoti im për hir të Pejgamberit (s.a.v) mi fal gjynahet, më ndriço zemrën dhe më fut nën kënaqësinë Tënde. Më bëj nga robërit e tu të vërtetë dhe më ruaj nga fatkeqsitë e kësaj bote gjithashtu edhe nga dënimi i botës tjetër. Në çdo rekat këndohet Fatihaja 3 herë sureja Kadr (Inna enzelnahu) dhe 12 herë sureja Ihlas . Pas mbarimit të 12 reka- tëve këndohet 7 ose 70 herë Salati ummije.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=