ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
173 SEXHDET TILAVET QË NDODHEN NË KUR’AN Pranë ajeteve të sexhdes së tilavetit që kalojnë në Kur’an shkruhet fjala “sexhde” . Personi i cili këndon Kur’an, kur këndon ndonjërin prej ketyre ajeteve e ka të detyrueshme bërjen e sexhdes së tilavetit. Ky person pas leximit të ajetit kthehet nga Kibla dhe pa i ngritur duart tek veshët shkon në sexhde duke thënë “All-llâhu ekberr”. Në sexhde thotë tre herë “Subhane rabbijel a’la”. Pastaj përsëri duke thënë “All-llâhu ekberr” ngrihet në kembë. Gjatë ngritjes në këm- bë këndon: “Semi’nâ ve eta’nâ gufrâneke rabbenâ ve ile- jkel mesîr”. Edhe personi që e dëgjon ajetin e sexhdes së tilavetit duhet të bëjë sexhde. AJETET E SEXHDEVE JANË KËTO: 1- Sureja A’raf, ajeti: 206 2- Sureja Ra’d, ajeti: 15 3- Sureja Nahl, ajeti: 49 4- Sureja Isrâ, ajeti: 107 5- Sureja Merjem, ajeti: 58 6- Sureja Haxh, ajeti: 18 7- Sureja Furkan, ajeti: 60 8- Sureja Neml, ajeti: 25 9- Sureja Sexhde, ajeti: 15 10- Sureja Sâd, ajeti: 24 11- Sureja Fussilet, ajeti: 37 12- Sureja Nexhm, ajeti: 62 13- Sureja Inshikak, ajeti: 21 14- Sureja Alak, ajeti: 19
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=