ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

172 ATDHEU Atdheu është tre llojesh: 1- Atdheu i origjinës, vendlindja 2- Atdheu i vendbanimit 3- Atdheu i përkohshëm. Atdheu i origjinës është vendi ku njeriu ka lindur ose është martuar. Edhe nëse nuk ka lindur në atë vend por është martuar dhe ka vendosur të jetojë në atë vend atëherë edhe ky vend qu- het atdheu i origjinës . Atdheu i origjinës mund të prishet ve- tëm me një vend tjetër të origjinës. psh: Një person duke pasur vend origjine vendin ku ka lindur, pasi martohet e len vendin e lindjes dhe jeton në vendin e gruas. Ky vend bëhet vend i ori- gjinës dhe vendi ku ka lindur del nga origjina. Nëse ky person shkon në vendin e lindjes dhe aty qëndron më pak se 15 ditë namazet i fal si mysafir. Për këtë gjë ne shohim Pejgamberin (s.a.v) i cili ka lindur në Mekë por ka jetuar në Medine, kur ka shkuar në Mekë namazet i ka falur si mysafir. Nëse një person martohet me më tepër se një grua dhe këto gra i ka në qytete të ndryshme ky person në asnjërin prej këtyre qyteteve nuk bëhet mysafir. Atdheu i origjinës nuk prishet me atdheun e vendbanimit. Atdheu i vendbanimit është vendi ku personi ka vendosur të qëndrojë më tepër se 15 ditë dhe ky vend është më larg se 90 km nga vendi i origjinës. Në këtë vend namzet falen të plota. Atdheu i vendbanimit mund të prishet me një atdhe vendba- nimi tjetër ose me atdheun e origjinës. Atdheu i vendbanimit nuk prishet me një vend të përkohshëm. Atdheu i përkohshëm është vendi ku personi vendos të qëndrojë më pak se 15 ditë dhe ky vend është më larg se 90 km nga vedi i tij. Ne këtë vend namazet 4 rekatëshe falen 2 rekatë.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=