ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
171 të Ramazanit po të dojë nuk agjëron. Ditët që nuk i agjëron në kohë i agjëron më pas. Por nëse agjërimi nuk e dëmton në shën- det atëherë nëse agjëron është më mirë. Udhëtari (mysafiri) farzet që janë nga katër rekatë i fal nga dy rekatë. Namazin e akshamit, namazin e vitrit dhe të gjithë sy- nnetet që janë nga katër rekatë i fal pa i shkurtuar. Një person nëse është mysafir dhe farzet që janë katër rekatë i fal pa i shkurtuar bën gabim. Për këtë gjë duhet të bëjë istigfar. Dhe në veçanti duhet të bëjë sehvi sexhde për arsye se ka vonuar dhë- nien e selamit. Nëse mysafiri në vendin ku shkon namazet i fal pas një imami që është vendas atëherë namazet i fal të plota. Por nëse bëhet vetë imam atëherë duhet të japi selam pas dy rekatëve. Nëse edhe xhemati është mysafir atëherë edhe xhemati jep selam bashkë me imamin por nëse nuk është mysafir atëherë ngrihet dhe plotëson namazin vetë. Xhemati në dy rekatet që fal vetë po të dojë këndon fatihanë e po të dojë nuk e këndon. Edhe nëse nuk e këndon i duhet që të presi sa koha e këndimt të sajë në këmbë. Mysafiri nëse në vendin ku shkon vendosë të qëndrojë 15 ditë atëherë del nga ligjet e udhëtarit dhe namazet i fal të plota. Por nëse mysafiri nuk e vendos të qendrojë 15 ditë me mendim se do të kthehet menjëherë sa të kryej punë ne vendin e vet, edhe nëse qëndron në atë vend me muaj ose me vite namazet i fal si mysafir. Mysafiri i cili kthehet në vend të vet del nga ligjet e mysafirit. Në vendin e tij le të qëndrojë sado pak, namazet i fal të plota. Nëse një mysafiri, kur ka qenë në udhëtim i ka ngelur ndonjë namaz pa u falur edhe kur të kthehet në vend të vet atë namaz e fal si mysafir. Nëse i ka ngelur ndonjë namaz pa u falur kur ka qenë në vendin e tij edhe kur të shkojë mysafir atë namaz e fal të plotë katër rekatë.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=