ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

170 VIZITA E VARREZAVE Vizita e varrezave për mashkullin dhe për femrën është e pëlqyeshme. Gjatë vizitës këndohet një herë Fatihaja dhe 11herë sureja Ihlas dhe bëhen dhuratë për të vdekurit. Nëse këndohet surja Jasin dhe Elhakumut-tekathur është mirë . Ulja mbi varr dhe këndimi i diçkaje edhe nëse është e papëlqyeshme lejohet por nëse kalon mbi ta pa kënduar gjë dhe nëse prish ose bën pa pastërti atëherë kjo nuk është e pëlqyeshme dhe nuk është e lejuar. Nëse është e detyrueshme shtypja, kalimi mbi varr atëherë këndohet një herë Fatihaja dhe 11 herë sureja Ihlas dhe bëhen dhuratë për të vdekurin dhe kalohet sipër tij. Korrja e barit ose prerja e pemëve në varreza është e pa pëlqyeshme. Sepse sa kohë që rritet bari dhe pemët u falen gjynahet të vdekurve. Korrja dhe prerja e pemëve të thata nuk ka ndonjë problem. Por më mirë është që të largohesh edhe nga ai veprim. Në veçanti njeriu duhet të ketë shumë kujdes që pemët e prera në varreza të mos i djegë në shtëpi. KAPITULLI I UDHETIMIT Sefer: quhet udhëtimi me deve, kalë ose ndo një mjet tjetër. Udhëtimi në tokë është 18 orë përafërsisht 90 km dhe në detë është 60 milje. Sipas sheriatit (kushtetutës Islame) personi që udhëton më tepër se 90 km në tokë ose më tepër se 60 milje në detë quhet mysafir. Personi i cili vendos të udhëtojë, le të udhëtojë me çfarëdo lloj mjeti ose për një kohë sado të shkurtër që nga momenti që fillon udhëtimin futet brenda ligjeve të udhëtarit. Udhëtari quhet mysafir që nga momenti kur del nga kufiri i fshatit ose kufiri i qytetit ku jeton. Nëse gjendet brenda muajit

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=