ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

169 PYETJET E VARRIT Pasi njeriu vdes dhe është futur në varr pranë i vinë dy en- gjëj dhe e pyesin për Zotin e tij, të dërguarin e tij, librin e tij, etj... All-llâhu Teâlâ atyre që kanë qenë besimtarë u jep një forcë për tu përgjigjur. Dhe kështu u përgjigjen me lehtësi pyetjeve të engjëjve. Ndërsa jobesimtarët kur shohin engjëjt frikësohen dhe nuk arrijnë të japin përgjigje. Engjëjt atyre që japin përgjigje u dhurojne xhennetin dhe që nga ai moment fillon shpërblimi i All-llâhut Teâlâ. Ndërsa atyre që nuk japin përgjigje engjëjt u thonë: “haram u qoftë juve” dhe trupat e tyre i lidhin me një lidhje shpirtërore në xhehennem. PYETJET DHE PËRGJIGJET E VARRIT. - Kush është Zoti yt? - Zoti im është All-llâhu Teâlâ. - Cila është feja jote? - Feja ime është Islami. - Kush është i dërguari yt? - I dërguari im është Muhammedi (s.a.v). - Cili është libri yt? - Libri im është Kur’ani Kerim. - Cila është kibla jote? - Kibla ime është Qabeja. - Pasardhësi i kujt je? - Jam pasardhësi i Âdemit (a.s). - Nga cili popull je? - Jam nga populli i Ibrahimit (a.s). Jam Mysliman elhamdulil-lah.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=