ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

168 varr. Nëse hapet edhe më i thellë është më mirë. Pas plotësimit të hapjes së varrit nëse dheu është i fortë nga krahu i Kiblës gërmohet një vend në tip syze dhe xhenazja futet brenda në të. Xhenazja zbritet në varr nga krahu i Kiblës. Personi i cili fut xhenazen ne varr e fut në krah të djathtë dhe e kthen me fytyrë nga Kibla. Gjatë vendosjes së kufomës thotë: “Bismil-lâhi ve alâ mil-leti rasûlil-lâh”. Pastaj zgjidh lidhëzat që ka në kokë dhe në këmbë. Për të mos u derdhur dhe mbi të vdekurin, i vde- kuri mbulohet me qerpiç. Nëse është e mundur gjetja e qerpiçit atëherë është mekruh të përdoren dërrasa të thata ose tjegulla. Pastaj varri mbulohet me dhe. Me kusht që të jetë dhe i nxjerrë nga gropa e vet, sipërfaqja e varrit ngrihet një pëllëmbë e lartë dhe në formë kurrizi. Nuk ka ndonjë problem nëse në gurin e varrit shkruhet emri i personit me qëllim që të mos humbi. Va- rrosja e të vdekurit brenda shtëpisë është e papëlqyeshme. Va- rrosja e të vdekurit brenda shtëpisë është një diçka e veçantë për të dërguarit. I vdekuri nuk lejohet të varroset as në tokën e cila i është marrë të zotit të tokës me dhunë. Është e lejuar të shkosh për ngushëllim në shtëpinë e të vdekurit deri tre ditë pas vdekjes së tij, pasi kanë kaluar më tepër se tre ditë nga vdekja e një per- soni atëherë nuk është e pëlqyeshme të shkosh për ngushëllim në shtëpinë e tij. Transportimi i të vdekurit nga një qytet në një qytet tjetër është e padobishme dhe e papëlqyeshme. Duhet që të këndohet Kelimei Teuhidi dhe Hatmi i Kur'anit Kerim dhe sevapi i këtyre ti bëhet dhuratë shpirtit të të vdekurit. Këto dhe hatme të tjera të ngjashme kanë shumë sevap dhe shumë mirësi për të vdekurin. Gjithashtu duhet dhënë sadaka, duhen bërë vepra të mira, duhen ndihmuar të varfërit dhe sevapi i këtyre ti dhurohet shpirtit të të vdekurit.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=