ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
167 VËREJTJE E RËNDËSISHME a) Një pjesë e madhe e njerëzve pas tekbirit të katërt japin selam pa i lëshuar duart fare ose gjatë dhënies së selamit në krah të djathtë lëshojnë dorën e djathtë dhe gjatë dhënies së selamit në krah të majtë lëshojnë dorën e majtë. Që të dy veprimet janë plotësisht të gabuara. Veprimi i drejtë është në këtë mënyrë: pas tekbirit të katërt jepet selam duke i lëshuar duart anash, pra duke i lëshuar duart së bashku. Sepse në qëndrimet që kanë brenda dhikër i cili është synnet, duart lidhen. Ndërsa në qëndrimet që nuk kanë brenda dhikër synnet duart nuk lidhen por lëshohen anash. (Dyrer 1/53) b) Një pjesë e njerëzve kur imami merr tekbiret brenda na- mazit me zë ngrejnë kokën lart. Edhe ky është një veprim i gabuar. Brenda namazit nuk duhet të lëvizim jo vetëm kokën por as edhe ndonjë pjesë tjetër të trupit. c) Në vendin ku do të falim namazin e xhenazes, nëse vendi ose këpucët nuk janë të pastra atëherë duhet që ti heqim dhe të shkelim sipër tyre. VARRI DHE VARRIMI Pas faljes së namazit të xhenazes është synnet që tabuti të ngrihet dhe të mbahet në të katër anët. Nëse është e mundur është mirë të ecet 40 hapa. Mbajtësit e tabutit ecin me shpejtësi dhe pa e lëkundur tabutin. Është e papëlqyeshme që personat që e ndjekin xhenazen të këndojnë diçka me zë gjatë ecjes ose të ulen para se të zbresin xhenazen. Varri duhet të jetë i hapur të paktën sa gjatësia e trupit të një njeriu i thellë dhe i gjerë sa kufoma të futet me lehtësi brenda në
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=