ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

165 Imami qëndron në drejtim me gjoksin e të vdekurit, dhe xhemati rreshtohet pas tij. Xhematit i tregohet se i vdekuri është mashkull apo femër në mënyrë që të bëjnë nijetin sipas rregullave. Nijeti bëhet kështu: bëj nijet të fal namazin për hir të All-llâhut Teâlâ, lutjen për të vdekurin femër apo mashkull ju drejtova Kiblës dhe ju lidha imamit. Pas nijetit merret tekbiri me imam. Gjatë marrjes së tekbirit të parë duart ngrihen deri tek veshët dhe lidhen poshtë kërthizës. Pasi lidhen duart këndohet Subhanekeja bashke me pjesën “ve xhel-le thenâuke” . Pastaj merret tekbiri i dytë pa i ngritur duart. Këto tekbire imami i merr me zë ndërsa xhemati pa zë. Pas tekbirit të dytë këndohen Salavatet . Pas kësaj merret tekbiri i tretë dhe këndohet duaja e xhenazes. Personat të cilët nuk e dinë duanë e xhenazes këndojnë duanë e kunutit nëse nuk e dinë edhe këtë atëherë këndojnë Fatihanë me qëllim lutjeje në vend të duasë së xhenazes. Pastaj merret tekbiri i katërt dhe duke i lëshuar duart anash jepet selam. Duaja që këndohet pas tekbirit të tretë. اَللّهُمّ اغْفِرْ لِحَيِّنَاوَمَيِّتِنَاوَشَاهِدِنَاوَغَائِبِنَاوَكَب۪يرِنَا وَصَغ۪يرِنَا وَذَكَرِنَا وَاُنْثَانَا. اَللّهُمّ مَنْ اَحْيَيْتَهُ مِنّا فَاَحْيِهِ عَلَى الِْسْلٰمِ وَمَنْ تَوَفّيْتَهُ مِنّا فَتَوَفّهُ عَلَى الْ۪يمَانِ . ۪وَخُصّ هٰذَا الْمَيِّتَ بِالرّوْحِ وَالرّاحَةِ وَالرّحْمَةِ وَالْمَغْفِرَةِ وَالرِّضْوَانِ . اَللّهُمّ اِنْ كَانَ مُحْسِنًا فَزِدْ ف۪ى اِحْسَانِه وَ اِنْ كَانَ مُس۪يئًا فَتَجَاوَزْ عَنْهُ وَلَقِّهِ الَْمْنَ وَالْبُشْرٰى وَالْكَرَامَةَ وَالزّلْفٰىبِرَحْمَتِكَ يَا اَرْحَمَ الرّاحِم۪ينَ.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=