ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
164 SI QEFINOSET XHENAZEJA? Xhenazeja qefinoset me kamis; pra me këmishë pa mëngë e pa qepje, nga qafa deri tek këmbet. Me izar nga koka deri tek këmbët. Me lifafe mbështillet nga koka deri tek këmbët dhe i lidhen të dy anët. Në qefinosje në fillim mbështillet ana e majtë pastaj e djath- ta, ana e djathtë qëndron sipër. Ndërsa tek gratë qefinosja përbëhet nga pesë shtresa, duke shtuar mbi këmishë një shami për kokën dhe një mbulesë për gjoksin. NAMAZI I XHENAZES Namazi i xhenazes është një lutje për vëllain ose motrënMys- limane e cila ka vdekur. Namazi i xhenazes është farzi kifaje. Kushtet të cilat kërkohen për faljen e namazit të xhenazes: 1- I vdekuri duhet të jetë Mysliman. Personi i cili nuk dihet nëse është Mysliman apo jo nuk i falet namazi i xhenazes. Kur kemi të bëjmë me një rast të tillë kur nuk kemi dijeni për personin e vdekur duhet dëshmitarë që të tregojë nëse i vdekuri ka qenë besimtar apo jo. 2- I vdekuri duhet të jetë i larë dhe i mbështjellur me qefin. 3- I vdekuri duhet të vendoset para imamit dhe xhematit. 4- Të jenë në prani një pjesë ose i gjithë trupi i të vdekurit. Nëse pjesa më e madhe ose koka nuk është në prani atëherë i vdekuri mbështillet dhe varroset. SI FALET NAMAZI I XHENAZES Namazi i xhenazes përbëhet nga katër tekbire dhe falet duke qëndruar në këmbë. Në këtë namaz nuk ka sexhde.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=