ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

163 Nëse personi i vdekur ka qenë i obliguar me namaz (në moshë madhore), ai që e lan mbështjell dorën me një leckë dhe i lan vendin e turpshëm pa ja zbuluar. I jep abdest pa i futur ujë në gojë dhe në hundë. Nëse dihet se ka qenë xhunub atëherë i futet ujë edhe në gojë edhe në hundë. Nëse ka qenë i pastër atëherë mbështjell një leckë rreth gishtit dhe i fërkon pjesën e brendshme të buzëve, vrimat e hundës dhe kërthizën. Koka dhe mjekra i lahen me ujë dhe sapun. Flokët nuk i krihen. Pastaj personi që e lan e kthen në anë të majtë për ti larë anën e djathtë e më pas e kthen në anë të djathtë për ti larë anën e majtë. Pastaj e ngre në pozicion ulur, e mbështet pas vetes dhe i fërkon barkun. Nëse i del ndonjë papastërti, e lan me ujë, por nuk është nevoja që t`i japë përsëri abdest. Pastaj e fshin me një copë të pastër dhe e qefinos. QEFINI Qefin; quhet copa me të cilën mbështillet dhe varroset Myslimani i vdekur. Qefini: për meshkujt përbëhet nga kamis, izar dhe lifafe; ndërsa për gratë përbëhet nga kamis, izar, lifafe, shamia e kokës dhe copa që mbulon gjoksin. Nëse nuk mund të gjendet copë e mjaftueshme, për meshkujt mjafton vetëm izar dhe lifafe, ndërsa për femrat izar, lifafe dhe shamia. Nëse nuk gjendet as kaq, atëherë mbështillet vetëm me një copë të vetme. Është e preferueshme që copa e qefinit të jetë e bardhë dhe prej pambuku.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=