ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
162 Numri i kendimit të këtij tesbihu në rekatin e parë është 75. Edhe në rekatin e dytë këndohen në të njëjtën mënyrë po 75. Numri i tesbihëve që këndohen në rekatin e parë është 75. Edhe në rekatin e dytë këndohet përsëri 75 herë po me të njëjtën renditje. Në ndenjen e rekatit të dytë pas Etehij-jatit këndohen edhe salavatet. Rekati i tretë fillon me këndimin e Subhanekes. Pastaj rekati i tretë dhe i katërt falen si rekati i parë dhe i dytë. Namazi i tesbihut është një namaz që këshillohet shumë për tu falur. Është mirë që ta bëjmë zakon faljen e këtij na- mazi, nuk duhet të tregojmë dembelizëm. Ky namaz lejohet të falet edhe me imam në mënyrë që të falen edhe ata të cilët nuk dinë ta falin. Në rast se falet me xhemat, imami i këndon me zë të gjitha tesbihët, ndërsa xhemati vetëm dëgjon. KAPITULLI I XHENAZES Myslimani i cili është në prag të vdekjes kthehet në krah të djathtë dhe shtrihet me fytyrë nga Kibla. Pranë tij këndohet Kelimei Shehadeti dhe Sureja Jasin. Kur ndërron jetë nofullat i lidhen me një leckë. I mbyllen sytë dhe duart i vendosen anash. I vendoset një copë hekuri mbi bark në mënyrë që të mos fryhet. Deri në momentin që të lahet, pranë xhenazes nuk lejohet të këndohet Kur’ani Kerim. Në një dhomë tjetër mund të këndohet. Në momentin kur do të lahet, xhenazeja shtrihet duke ja drejtuar këmbët nga Kibla. Rrobat i hiqen me kujdes pa i zbuluar vendet e turpshme dhe lahet me ujë të ngrohtë.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=