ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
161 O xhaxha! Po të lajmëroj për një veprim i cili ka 10 të mira brënda tij, e cila kur ta veprosh atë të falen të gjitha gjynahet që ke bërë më parë e që do të bësh më pas, gjynahet e vogla dhe gjynahet e mëdha, gjynahet e bëra haptas e gjynahet e bëra fshehtas. N.q.s ke mundësi fale çdo ditë namazin e tesbihut, nëse nuk mundesh një herë në javë, nëse nuk mundesh një herë në muaj, nëse nuk mundesh një herë në vit e nëse nuk mundesh ta bësh dot as këtë fale të paktën një herë në jetë. MËNYRA E FALJES SË TESBIH NAMAZIT: Namazi i tesbihut është katër rekatë. Në këtë namaz këndo- het 300 herë tesbihu i mëposhtëm.ُ سُبْحَانَ اللهِ وَالْحَمْدُ ِِ وَلَ اِلٰهَ اِلّ اللهُ وَاللهُ اَكْبَر * وَلَ حَوْلَ وَلَ قُوّةَ اِلّ بِاللهِ الْعَلِىِّ الْعَظ۪يمِ Leximi: Subhânell-llâhi vel hamdulil-lâhi ve lâ ilâhe il-lall-llâhu va- ll-llâhu ekberr. Ve lâ havle ve lâ kuvvete il-lâ bil-lâhil alij-jil adhîm. Ky tesbih këndohet në këtë mënyrë në namaz: 15 herë pas Subhanekes dhe para Fatihasë , 10 herë pas sures shtesë, 10 herë në ruku, 10 herë kur ngerehemi nga rukuja (në këmbë), 10 herë në sexhde, 10 herë kur ngrihemi nga sexhdeja e parë (ulur), 10 herë në sexhden e dytë
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=