ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
160 NAMAZI I DUHASË Edhe namazi i duhasë ka 100 të mira për atë që e fal. All-llâhu Teâlâ 25 nga këto të mira i jep në ahiret dhe 75 nga këto i jep në këtë botë. Nga kjo del që personi i cili fal namazin e duhasë nuk do të ketë vështiresi në këtë botë. Namazi i duhasë falet 45 minuta pas lindjes së diellit deri para namazit të drekes. NAMAZI I TEHEXH-XHUDIT Sevapi i namazit të tehexhudit është pa kufi. Atyre që e falin vazhdimisht u pranohet lutja dhe u lartësohet grada. Ky namaz është një namaz të cilin Pejgamberi (s.a.v) nuk e ka braktisur asnjëhere. Eshtë 6 rekatë dhe falet në kohën e tehexhudit. Koha e tehexhudit fillon natën në të njëjten kohë me kohën e namazit të drekës i cili është ditën. (Nëse namazi i drekës fillon në orën 12:00 atëherë edhe tehexhudi fillon në orën 12:00 natën). Mënyra e nijetit dhe faljes së këtyre namazeve, është sqa- ruar në librin tonë: “DUA dhe IBADETE Që Këshillohet Të Kryhen Gjatë Ditëve Dhe Netëve Të Mira” . NAMAZI I TESBIHUT Namazi i tesbihut është pendimi më i madh i cili bëhet me të gjithë trupin. Transmetohet nga hazreti Ikrime dhe ai e transmeton nga hazreti Ibni Abbasi se Resulullahu (s.a.v.s) i ka thënë kështu xhaxhait të ti të nderuar në lidhje me namazin e tesbihut:
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=