ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
159 për herë të fundit është në moshë më të madhe prandaj ne i falim nga fundi që të shlyejmë borxhin më të madh. Në namazet kaza falet vetëm farzi dhe Vitri, synnetet nuk falen. Namazet kaza mund të falen në çdo kohë me përjashtim të kohëve të pa pëlqyeshme. Personi që ka namaze kaza për të falur mund të fali synnetet e 5 kohëve, mund të fali namaze nafile etj. Nëse i fal këto nuk ka asnjë problem. DISA NAMAZE NAFILE Personi që i fal 5 kohët e namazit me kujdes është mirë të mundohet që të fale edhe disa namaze nafile si namazi i duhasë (namazi i falenderimit), namazin evvabin, namazin e tehexhudit, namazin e tesbihut etj... Sepse këto namaze kanë aq shumë sevape dhe të mira sa që nuk arrihet të mendohet. All-llâhu Teâlâ në një hadith kudsi thotë: Robi Im me faljen e farzeve shpëton nga denimi Im, ndërsa me faljen e nafileve më afrohet Mua. NAMAZI EVVABIN All-llâhu Teâlâ i jep 100 mirësi atij që fal namazin evvabin. All-llâhu Teâlâ 75 në këto mirësi i jep në ahiret dhe 25 nga këto i jep në këtë botë. Nga kjo nxjerrim konkluzionin se per- soni i cili e fal vazhdimisht namazin evvabin, në ditën e gjy- kimit nuk do të ketë vështirësi në dhënien e llogarisë. Namazi evvabin falet menjëherë pas namazit të akshamit dhe përbëhet nga 6 rekatë.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=