ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

158 Shkurtimisht urdhëri për faljen e namazit në Kur’anin Ke- rim kalon në më tepër se 100 vende të ndryshme. Përsëritja e shpeshtë e këtij urdhëri na bën të kuptojmë se sa e rëndësishme është falja e namazit dhe se sa i virtytshëm është ky ibadet. Ndërsa për ata që e braktisin namazin tregon se sa dënim të tmerrshëm do të ketë. Pejgamberi (s.a.v) në një hadith thotë kështu: “Në ditën e kijametit njeriu në radhë të parë do të japë llogari rreth nama- zit.” Ky hadith na tregon se kush e jep llogarinë e namazit do ta ketë të lehtë të japë llogari edhe për gjërat e tjera, ndërsa ata që nuk arrijnë të japin dot llogari për namazin do ta kenë të vështirë edhe llogarinë e pyetjeve të tjera. Namazi është një detyrë personale të cilën çdo njeri duhet ta kryejë vetë dhe nuk mund ta shlyejë në asnjë mënyrë tjetër. Pra nëse një person jep me miliona lekë sadaka në vend që të falë namaz, ose nëse një person tjetër fal 100 rekatë namaz në vend të 2 rekateve të këtij personi, ky person përsëri nuk arrin ta shlyejë detyrimin që ka për faljen e namazit, këtë detyrim mund ta shlyejë vetëm duke e falur vetë atë. Pra nëse një personi i ka ngelur ndonjë namaz kaza nga pakujdesia ose dembelizmi duhet që ta fali pa humbur kohë dhe në veçanti duhet të bëjë tevbe (pendim) për namazin që i ka kaluar, në mënyrë që të lajë gjynahet. Një person që ka disa namaze kaza i llogarit ato dhe fillon ti fali nga namazi i fundit, pra nga namazi që i ka kaluar për herë të fundit. Edhe nëse është e lejuar të falen nga fillimi i këtyre namaze- ve ne duhet ti falim nga fundi duke menduar se namazi i ngelur

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=