ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
157 flitet per sadakanë (lëmoshën), ndërsa në hutben e bajramit të Kurbanit (Bajramit të vogël) flitet për kurbanin. Kur vjen kurban bajrami nga dita e Arafasë (një ditë para bajramit) deri në namazin e ikindisë së ditës së fundit të ba- jramit (Kurban bajrami zgjat katër ditë) pas çdo namazi është vaxhib të këndohet tekbiri i teshrikut. Tekbiri i teshrikut është ky:ُ ُاَللهُ اَكْبَرُ اَللهُ اَكْبَرُلَ اِلٰهَ اِلّ اللهُ وَاللهُ اَكْبَر اَللهُ اَكْبَرُ وَ ِِ الْحَمْد All-llâhu ekberr All-lâhu ekberr. Lâ ilâhe il-lall-llâhu vall- llâhu ekberr. All-llâhu ekberr ve lil-lâhi-l hamd. Qoftë mashkull apo femër, qoftë me xhemat apo vetëm çdo person është i detyruar ta këndojë ketë tekbir pas çdo namazi. NAMAZET KAZA Qoftë mashkull apo femër që është mendërisht i shëndoshë dhe është futur në moshën e pjekurisë (pubertet) bashkë me detyrat e tjera Islame është i detyruar të fali edhe pesë kohët e namazit në kohët e tyre të caktuara pa u kaluar koha. Çdo Mysliman duhet patjetër të mundohet që të mos i kalojë asnjë namaz nga koha e caktuar e tij. All- llâhu Teâlâ e urdhëron njeriun në Kur’an për të falur namazin në më tepër se 55 vende të ndryshme. Gjithashtu All-llâhu Teâlâ urdhëron në 33 vende faljen e namazit bashkë me dhënien e zekatit.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=