ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

156 namazi i xhumasë pranohet atëherë ky namaz kalon në vendin namazit të drekës së fundit që të ka ngelur pa falur. Synneti, që falet pas këtyre quhet synneti i vaktit nijeti i të cilit bëhet kështu: Bëj nijet për hir të All-llâhut Teâlâ. Nëse nuk falen këto dhjetë rekatë pas namazit të xhumasë në qoftëse namazi i xhumasë nuk pranohet për shkak të ndonjë mungese atëherë namazi i drekës së asaj dite ngel borxh. Nga ky shkak duhet që ti falim këto dhjetë rekatë. NAMAZI I BAJRAMIT Ata që e kanë farz namazin e xhumasë, e kanë vaxhib na- mazin e bajramit. Në vit ka dy namaze bajramesh të cilët janë bajrami i Ramazanit (Bajrami i madh) dhe bajrami i Kurbanit (Bajrami i vogël). Koha e faljes së namazit të bajramit është 45 minuta pas lindjes së diellit e deri në kohën e faljes së namazit të drekës. Namazi i bajramit është dy rekatë dhe falet me xhemat. Na- mazi i bajramit falet njëlloj si namazi i sabahut por vetëm se në çdo rekat ka nga tre tekbire më tepër. Tekbiret e rekatit të parë këndohen pas subhanekes dhe para Fatihasë , ndërsa në rekatin e dytë këndohen pas këndimit të Fatihasë dhe sures. Tekbiret e rukuve të dy rekatëve janë vaxhib për arsye se janë afër tekbirëve që janë vaxhib, ndërsa tekbiri fillestar siç është farz në gjithë namazet ashtu është edhe në namazin e bajra- mit. Tekbiret e tjera janë synnet. Në namazet e bajramit hutbja këndohet pas faljes së na- mazit. Në hutben e Fitër bajramit (bajramit të Ramazanit)

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=