ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
155 4- Të jesh shëndosh (jo i sëmurë). 5- Të mos jesh i verbër, 6- Të mos jesh sakat, 7- Të mos kesh ndonjë pengesë të fortë që të pengon të shkosh në namaz (frika ndaj armikut, shiu i madh, balta e madhe etj...) Kushtet që duhen plotësuar që namazi i xhumasë te jete i saktë 1- Vendi i faljes së xhumasë të jetë në qytet (mund të falet edhe në fshatrat që u është dhëne leje). 2- Namazin e xhumasë ta falë i pari i vendit si kryetari ose myftiu. 3- Namazi duhet të falet në kohën e drekës. 4- Këndimi i hutbes në praninë e xhematit. 5- Përveç imamit të jenë të paktën edhe tre persona të tjerë. 6- Vendi ku falet xhumaja të jetë i hapur për të gjithë. NIJETI I NAMAZIT TE XHUMASË Në fillim bëhet nijeti i synnetit të parë të xhumasë i cili është katër rekatë. Pas faljes së synnetit bëhet nijeti për farzin e xhumasë i cili falet me imam. Pas farzit falen edhe katër rekatë synnet të cilat janë synneti i fundit i namazit të xhumasë. Pas këtyre falet “ahri dhuhr” i cili është katër rekatë dhe nijeti bëhet kështu: Bëj nijet për hir të All-llâhut Teâlâ të fal “ahri dhuhrin” i cili është akoma farz mbi mua. Nëse bëhet nijet kështu dhe nëse namazi i xhumasë nuk pra- nohet për shkak të ndonjë mangësie të kushteve atëherë ky namaz kalon në vendin e namazit të drekës së asaj dite. Nëse
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=