ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

154 që të bëhet sehvi sexhde. Nëse një person në vendin që do të këndohet pa zë këndon me zë, nëse harron duanë e kunutit në namazin e vitrit dhe nëse në një namaz me katër rekatë në vend që të ulet në uljen e parë pas rekatit të dytë atëherë duhet të bëje sehvi sexhde. Dhe kështu e plotëson mangësinë dhe e rregullon gabimin. SI BEHET SEHVI SEXHDEJA Në ato raste kur është e detyrueshme të bëhet sehvi sexhde- ja, pasi këndohet “Ettehij-jati” jepet selam në të dy krahët dhe duke thënë “All-llâhu ekberr” bëhen dy sexhde njëra pas tje- trës. Pas sexhdes së dytë këndohet “Ettehij-jati, Salavatet dhe duaja” dhe pas këtyre jepet selam. Nëse personi që do të bëje sehvi sexhde është imam i duhet të japi selam vetëm në krahun e djathtë dhe pastaj të shkojë në sexhde. NAMAZI I XHUMASË Namazi i xhumasë është një namaz i cili është farz të falet ditën e Premte në kohën e namazit te drekës. Përveç kushteve të namazit, namazi i xhumasë ka edhe dy kushte të tjera që duhet të plotësohen: 1- Kushtet (vaxhib) të cilat e bëjnë namazin të detyrueshëm mbi Myslimanin. 2- Kushtet që e bëjnë namazin të saktë. Kushtet që e bëjnë namazin e xhumasë farz 1- Të jesh mashkull (jo femër), 2- Të jesh i lirë (jo i burgosur), 3- Të jesh vendas (jo mysafir),

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=