ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

153 Numri i rekateve të namazeve: a) Farzet: Sabahu 2, Dreka 4, Ikindia 4, Akshami 3, Jacia 4. Gjithësej 17 rekatë. b) Vaxhibet: Vaxhib ka vetëm në namazin e vitrit dhe është 3 rekatë. c) Synnetet e forta: Sabahu 2, Dreka 4+2, Akshami 2, Jacia 2. Gjithësej 12 rekatë. d) Synnetet jo të forta: Ikindia 4, Jacia 4. Gjithësej 8 rekatë. SEHVI SEXHDEJA (sexhdeja e harresës) Sehvi sexhdeja është ajo sexhde e cila bëhet për plotësimin e ndonjë mangësie ose ndonjë veprimi të tepërt që bëhet gjatë namazit duke harruar ose pa vetëdije. Në këto raste bërja e sehvi sexhdes është vaxhib. KUR DUHËT TË BËHET SEHVI SEXHDE Sehvi sexhdeja duhet bëhet kur njeriu vonon ose braktis vaxhibin. Ndërsa kur bëhet fjalë për farzet vetëm vonesa e tyre e bën të detyruar sehvi sexhden, nëse braktis një nga farzet atëherë duhet të përsëritësh namazin nga fillimi sepse sehvi sexhdeja nuk mjafton për plotësimin e tij. Në harrimin e ndonjë synneti brenda namazit nuk është e nevojshme të bëhet sehvi sexhde, pra nuk është e detyrueshme

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=