ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

152 Pas farzit të akshamit falet synneti (2 rekatë). Nijeti bëhet kështu: Bëj nijet për hir të All-llâhut Teâlâ të fal synnetin e namazit të akshamit. Synneti i akshamit falet njëlloj si synneti i namazit të sabahut. 5- NAMAZI I JACISË Para farzit falen katër rekatë synnet, këto falen njëlloj si synneti i ikindisë. Pastaj këndohet ikameti dhe falet farzi (4 rekatë). Farzi i namazit të jacisë falet njëlloj si farzi i namazit të drekës. Pas farzit falen dy rekatë synnet, këto dy rekatë falen njëlloj si synneti i namazit të sabahut. NAMAZI I VITRIT Namazi i Vitrit është vaxhib dhe përbëhet nga tre rekatë. Namazi i vitrit falet pas namazit të jacisë. Në çdo rekatë kën- dohet Fatihaja dhe një sure shtesë. Namazi i vitrit falet kështu: Në fillim bëhet nijeti “ bëj nijet për hir të All-llâhut Teâlâ të fal namazin e vitrit” dhe merret tekbir duke thënë All-llâhu ekberr. Pasi marrim tekbir falim dy rekatë njëlloj si synneti i namazit të sabahut pastaj ngrihemi në këmbë për të falur re- katin e tretë, këndojmë “Fatihanë” një sure shtesë dhe pas këtyre pa rënë në ruku lëshohen duart poshtë dhe merret tekbir. Pastaj lidhen duart dhe këndohet duaja e kunutit. Pas duasë së kunutit shkohet në ruku, sexhde pastaj këndo- hen “Ettehij-jati, salavatet dhe duaja” dhe kështu plotësohet namazi i vitrit. Kështu falen namazet e një dite me farze, synnete, dhe vaxhibe. Të cilat duhet t’i fali çdo Mysliman.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=