ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
151 sure ose ajet shtesë pas Fatihasë. Synneti fundit i namazit të drekës falet njëlloj si synneti i namazit të sabahut sepse edhe ky është dy rekatë, por kur fillon për të falur synnetin duhet të bëhet nijet për synnetin e drekës e jo të sabahut. 3- NAMAZI I IKINDISË Personi që do të fali namazin e ikindisë në fillim fal katër rekatë synnet. Nijeti bëhet kështu: Bëj nijet për hir të All-llâhut Teâlâ të fal synnetin e namazit të ikindisë. Dy rekatet e para falen njëlloj si synneti i namazit të sabahut, në qëndrimin e rekatit të dytë këndohet pas Ettehij-jatit këndohen edhe Sa- lavatet dhe ngrehesh në këmbë për të falur rekatin e tretë. Në rekatin e tretë këndohet “Subhânekeja, Fatihaja dhe një sure shtesë” pastaj falet edhe rekati i katërt njëlloj si i dyti kështu plotësohet namazi. Farzi i namazit të ikindisë falet njëlloj si farzi i namazit të drekës. Por nijeti ndryshon. Nijeti bëhet kështu: Bëj nijet për hir të All-llâhut Teâlâ të fal farzin e namazit të ikindisë. Para se të fillojë farzi meshkujt nuk duhet të lejnë pas dore këndimin e ikametit. 4-NAMAZI I AKSHAMIT Në namazin e akshamit në fillim falet farzi pastaj falet syn- neti. Personi që do të fali farzin e akshamit këndon ikametin dhe bën nijet. Dy rekatet e para falen njëlloj si farzi i sabahut, pas këtyre dy rekateve falet edhe një rekat tjetër dhe jepet selam. Në rekatin e tretë këndohet vetëm Fatihaja, pas sexhdes qën- drohet në qëndrimin e fundit. Pasi këndohen lutjet jepet selam.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=