ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

150 PESË KOHET E NAMAZIT 1- NAMAZI I SABAHUT Namazi i sabahut ka 2 rekatë synnet dhe 2 rekatë farz, pra gjithsej ka 4 rekatë. Në fillim falet synneti pastaj falet farzi. Personi që do të fali namaz merr abdest dhe kthehet nga Ki- bla duke bërë nijet për të falur synnetin e namazit të sabahut. Namazi falet ashtu si është shpjeguar në kapitullin “si falet na- mazi”. Pas faljes së synnetit të sabahut po në të njëjtën mënyrë falet edhe farzi i sabahut. Para fillimit të farzit këndohet ika- meti dhe në këtë moment bëhet nijeti për të falur farzin. Gratë asnjëherë nuk këndojne ikamet. Këndimi i sureve të gjata për ata që i dinë është synnet. Pasi mbaron namazi këndohen duatë (lutjet) siç i shpjeguam më lart dhe në fund bëhet duaja. 2- NAMAZI I DREKES Personi që do të fali namazin e drekës në fillim bën nijetin e synnetit të drekës dhe fal synnetin e drekës. Synneti i drekës falet njëlloj si synneti i sabahut vetëm se pas rekatit të dytë këndojme “Ettehij-jatin” dhe ngrihemi në këmbë. Rekati i tretë dhe i katërt falen njëlloj si dy rekatet e para. Pasi falen katër rekatet ulesh dhe këndohet “Ettehij-jati, Salavatet dhe duaja” pas këtyre jepet selam. Farzi i drekës falet njëlloj si sy- nneti por vetëm se meshkujt në fillim këndojnë ikametin dhe bëjnë nijetin për të falur farzin e drekës së asaj dite. Në rekatin e tretë dhe të katërt këndohet vetëm Fatihaja. Pra në këto dy rekate nuk këndohet sure ose ajet shtesë. Edhe në rekatet e treta dhe të katërta të farzeve te tjera nuk këndohet

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=