ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
132 Pas kësaj lutje të shkurtër e cila quhet “tekbiri tahlil” ngri- hen duart lart dhe i bëhet dua All-llâhut Teâlâ. (Figura 15, Figura 16) Mënyra e faljes së gjithë namazeve 2 rekatëshe është e nje- jtë me këtë. Ndërsa në namazet me katër rekatë ose me tre rekatë si farzi i drekës, ikindisë, akshamit, jacisë dhe namazi i vitrit bashkë me synnetet e forta (muekkede) në qëndrimin pas rekatit të dytë këndohet vetëm “Ettehijjati” Salavatet dhe duaja nuk këndohen (në synnetet jo të forta (gajri muekkede) si synneti i ikindisë dhe jacisë ne uljen pas rekatit të dytë kën- dohen edhe salavatet). Rekati i tretë fillohet me “Eudhubismi- lah” dhe këndohet “Subhaneke’ja bashkë me Fatihanë” . Në synnetin e namazit të drekës bëhet nijet në këtë mën- yrë: Bëj nijet për hir të All-llâhut Teâlâ të fal synnetin e na- mazit të drekës së sotme, u drejtova nga kibla. Nijeti bëhet me zemër. Ndërsa për farzin nijeti bëhet në këtë mënyrë: Bëj nijet për hir të All-llâhut Teâlâ të fal farzin e namazit të drekës së sotme. Këto nijete bëhen me zemër. Nijeti për synnetin e fundit të drekës bëhet në këtë mënyrë: Bëj nijet për hir të All-llâhut Teâlâ të fal synnetin e fundit të namazit të drekës së sotme. Nijeti i synnetit të namazit të ikindisë: Bëj nijet për hir të All-llâhut Teâlâ të fal synnetin e namazit të ikindisë së sotme. Për farzin bëhet kështu: Bëj nijet për hir të All-llâhut Teâlâ të fal farzin e namazit të ikindisë së sotme.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=