ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

130 herë “Subhanall-llah” duke thënë “All-llâhu ekberr” shkon në sexhden e dytë edhe në këtë sexhde thuhet tre herë “Su- bhane rabbije-l a’la” . Përsëri duke thënë “All-llâhu ekberr” ngrihesh nga sexhdeja për në rekatin e dytë. Duart lidhen si në rekatin e parë. Duke kënduar vetëm “Bismil-lahin” këndohet “Fatihaja” dhe pas Fatihasë një sure të shkurtër. Dhe pastaj përsëriten veprimet që bëmë në rekatin e parë. Pas sexhdes së dytë të rekatit të dytë këmba e majtë shtrihet në tokë dhe ulesh mbi të, ndërsa këmba e djathtë mbahet pin- gul me gishta të drejtuar nga Kibla, (Figura-9) . Gratë ulen mbi kofshë duke i nxjerrë këmbët në krah të djathtë, (Figura-10) . Në uljen e fundit këndohet “Ettehij-jati, salavatet dhe dua- ja” . Pastaj jepet selam në krah të djathtë duke kthyer fytyrën nga supi i djathtë. Gjatë dhënies së selamit thuhet “Es-selamu alejkum ve rahmetull-llah” (Figura-11-12) . Kështu vepro- het edhe kur jepet selam në krahun e majtë (Figura-13-14) dhe pas selamit dilet nga namazi. Edhe farzi i sabahut falet po në të njejtën mënyrë si suneti i sabahut. Pas çdo namazi thuhet َ اَللّهُمّ اَنْتَ السّـاَمُ وَمِنْكَ السّـاَمُ تَبارَكْت *ِ يَـا ذَا الْجَـاَلِ وَالِْكْرَام “All-llâhumme entes-selamu ve minkes-selam tebarekte ja dhel xhelali vel ikram” dhe pas kësaj këndohet lutja:

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=