ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

129 Pasi lidhen duart këndohet “Subhanekeja” pastaj këndo- het “Eudhu... Bismil-lâhi...” dhe “Fatihaja” . Në fund të kën- dimit të “Fatihasë” thuhet “Amin” . Pastaj këndohet një sure ose një ajet i cili është sa një sure e shkurtër. Pastaj duke i lëshuar duart anash shkohet në ruku. Në ruku meshkujt duke i hapur gishtat e duarve kapin ku- pat e gjunjëve dhe kurrizin e mbajnë në një drejtim me kokën (Figura-5) . Gratë nuk përkulen komplet, gjithashtu edhe gi- shtat e duarve nuk i hapin (Figura-6) . Në ruku thuhet tre herë “Subhane rabbije-l adhim” . Gjatë rukusë shikohet midis gi- shtave të këmbëve, por koka nuk duhet të përkulet duhet të qëndrojë në një drejtim me kurrizin. Gjatë ngritjes nga rukuja thuhet “Semiall-llahu limen hamideh” dhe pasi ngrihesh thu- het “Rabbena leke-l hamd” . Pastaj duke thënë “All-llâhu ek- berr” shkohet në sexhde. Gjatë rënies në sexhde në fillim pre- kim në tokë gjunjët pastaj duart dhe në fund hundën bashkë me ballin. Në sexhde hunda dhe balli duhet të ndjejnë ngurtësinë (fortësinë) e vendit. Duart dhe gishtat e këmbëve duhet të drej- tohen nga Kibla. Meshkujt gjunjët i mbajnë të hapur anash dhe barkun e mbajnë larg nga kofshët. Gishtat e këmbëve i mba- jnë drejt Kiblës (Figura-7) . Gratë bëjnë të kundërten e kësaj pra gjunjët i mbajnë të mbyllur dhe barkun e mbështesin mbi kofshë gjithashtu edhe gishtat e këmbëve nuk i mbajnë drejtë Kiblës si meshkujt, (Figura-8) . Në sexhde thuhet tre herë “Su- bhane rabbije-l a’la” pastaj duke thënë “All-llâhu ekberr” ngrihesh nga sexhdeja dhe qendron një kohë të shkurtër i ulur mbi gjunjë. Pasi pret një kohë të shkurtër sa për të thënë një

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=