ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
12 rëndësishme të cilat quhen “Domosdoshmëri fetare” njeriu nuk bëhet besimtar i vërtetë. Ka shumë libra të vegjël dhe të mëdhenj që janë shkruar për këto tema, por megjithatë ne kemi përgatitur këtë libër që quhet “ILMIHAL”për të shpjeguar çështjet kryesore të fesë në një mënyrë sa më të lehtë dhe më të kuptueshme për çdo Mysliman dhe Myslimane. All-llâhu qoftë i kënaqur nga kjo vepër. VËREJTJE E RËNDESISHME Të nderuar lexues: Në veprën që keni në dorë janë paraqitur disa sure, ajete dhe dua (lutje) me germa Arabisht dhe leximi i tyre me anë të germave latine. Kjo për arsye që ta kenë të lehtë t’i mësojnë përmendësh edhe ata të cilët nuk i dinë germat e Kur’anit. Por megjithatë me këto germa nuk është e mundur të mësohet lexi- mi i saktë. Për këtë arsye ata të cilët i mësojnë me këto germa, duhet që ta mësojnë patjetër nga një hoxhë mënyrën e drejtë të leximit. Kur të lexohen suret me anë të germave latine, është e do- mosdoshme që t’u kushtohet vëmendje shenjave të mëposhtme: â : a e zgjatur î : i e zgjatur h : lexohet h e fortë që del nga fyti û : u e zgjatur
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=