ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
128 SI FALET NAMAZI? Personi që do të falë namaz në fillim pastron trupin dhe vendin ku do të falet, nga papastërtie që e pengojnë për të falur namazin. Merr abdest dhe drejtohet nga Kibla. Sa të ketë mundësi e largon mendjen nga mendimet e kesaj bote, pra e shkëput lidhjen nga mendimet. Nuk duhet të harrojë në asnjë moment se është në praninë e All-llâhut Teâlâ. Bën nijet për namazin qe do të fali. Psh: nëse do të fali synnetin e namazit të sabahut bën nijet kështu: Bëj nijet për të falur synnetin e namazit të sabahut të sotëm për hir të All-llâhut Teâlâ. Nëse do të falë namaz farz, bën nijet me zemër: “Po bëj nijet të fal farzin e namazit të sa- bahut të kësaj dite, për hir të All-llahut”. Nëse do të falë namaz nafile, bën nijet me zemër: “Po bëj nijet të fal namaz për hir të All-llahut” Pastaj ngre duart duke i mbajtur në mënyrë të lirë dhe të kthyera nga Kibla deri tek të butat e veshëve, nëse i prek veshët është më e pëlqyeshme. Kështu merr tekbirin fillestar, pra thotë “All-llâhu ekberr” dhe hyn në namaz (Figura -1) . Gratë duart i ngrejnë deri tek supet në mënyrë të lirë dhe të kthyera nga Kibla (Figura-2) . Pastaj meshkujt lidhin duart poshtë kërthizës në këtë mënyrë: dorën e djathtë mbi dorën e majtë dhe me gishtin e madh dhe gishtin e vogël të dorës së djathtë lidh dorën e majtë (Figura-3) . Gratë dorën e djathtë e vendosin mbi dorën e majtë dhe të dyja i vendosin mbi gjoks (Figura-4) sytë shikojnë në sexhde.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=