ILMIHAL I PËRMBLEDHUR
127 55- Falja e namazit me gojë dhe hundë të mbuluar. 56- Qëndrimi i imamit në mihrab pasi aty është falur një herë namazi. GJËRAT QË E PRISHIN NAMAZIN 1- E folura gjatë namazit ose qeshja me zë të ulët sa ta dëgjojë vetë personi, nëse e dëgjon shoku që ka afër prishet edhe abdesti. 2- Bërja ah në namaz. 3- E qara, nëse qan nga frika e All-llâhut Teâlâ nuk prishet namazi. 4- Pastrimi i fytit dhe kollitja pa patur nevojë. 5- Përtypja e çamçakëzit në namaz. 6- Këputja e qimeve tre herë brenda një rukni. 7- Kruarja e trupit tre herë brenda një rukni. 8- Lëvizja sa dy safe në një rekat. 9- Krehja e flokëve ose mjekrës. 10- Qëndrimi bashkë me femrën në namazin me imam. 11- Korrigjimi i gabimit të tjetrit që s’është imam. 12- Këndimi gabim i Kur’anit sa të prishet kuptimi. 13- Marrja dhe dhënia e selamit me qëllim, nëse jep selam duke kujtuar se mbaroi namazi atëherë nuk prishet por duhet të bëhet sehvi sexhde. 14- Mbajtja e një të katërtës se vendit të turpshëm të zbu- luar sa koha e këndimit të tre tesbihëve. 15- Luajtja me këmbët tre herë në sexhde, 16- Ngritja e këmbëve nga toka.
RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=