ILMIHAL I PËRMBLEDHUR

126 36- Këndimi i Kur’anit nga personi që është i lidhur pas imamit. 37- Rënia në sexhde mbi kapuç ose çallmë pa patur nevojë. 38- Mbështetja pas murit pa patur nevojë. 39- Rëndimi mbi njërën anë pa patur nevojë. 40- Qëndrimi mbi njërën këmbë pa patur nevojë. 41- Numërimi i ajeteve ose tesbihëve me gishta. 42- Falja e namazit vetëm, kur të tjerët falen me xhemat. 43- Qëndrimi i imamit jashtë mihrabit (mihrab quhet vendi i imamit). 44- Qëndrimi i imamit 50 cm më poshtë se xhemati, nëse është dikush tjetër bashkë me imamin nuk është mekruh. 45- Qëndrimi i imamit në një vend më të lartë se 50cm. (Nëse pranë imamit qëndron edhe dikush tjetër, atëherë nuk është mekruh.) 46- Thënia e “Bismil-lahit” dhe fjalës “Amin” me zë. 47- Plotësimi i këndimit gjatë rënies në ruku. 48- Mos këndimi i tesbihëve ose tekbireve në vendin e duhur. 49- Këndimi i tesbihëve të rukusë ose sexhdes duke ngritur kokën lart. 50- Falja e namazit me supe të zbuluar ose me mëngë të përveshura. 51- Të mos vendosësh diçka para vendit, ku do të falesh, kur ka mundësi që aty të kalojnë njerëz ose kafshë. 52- Të nuhasësh diçka gjatë namazit. 53- Të frysh lehtë, (nëse fryn fort prishet namazi). 54- Mbështjellja e kokës me ndonjë shami, ku maja e kokës qëndron jashtë.

RkJQdWJsaXNoZXIy NTY0MzU=